Pyetja më e shpesht drejtuar nga prindërit që presin bebe për herë të parë, është “Kur mund ta kuptoj gjininë e bebes sime?”.
Shumica e prindërve bëjn ekzaminimin me ultratinguj në mes javëve 18-20 të shtatëzanisë *(rreth muajit të katërt/pestë). Normalisht, gjatë kësaj periudhe të shtatëzanisë mund të përcaktohet gjinia e bebes tuaj, por në disa raste nuk ngjanë njëlloj.
Pozita e bebes gjatë ekzaminimit me ultratinguj është më se e rëndësishme për të pasur mundësinë të vërehet gjinia e saj/tij, prandaj shpesh herë kur bebja merr pozitë me trup më të mbledhur, bëhet më e vështirë të vërehen organet gjenitale të bebes, transmeton Gazeta Shneta.
Një metodë tjetër e besueshme është edhe kontrolla e quajtur Amniocinteza, me anë të së cilës jo vetëm se e kuptoni gjininë e bebes, por edhe bëhet identifikimi i kromozomeve të bebes në rast të ndonjë problemi gjenetik.
Ky lloj ekzaminimi bëhet vetëm kur doktori juaj vëren ndonjë shenjë jo të zakonshme në shtatzëninë tuaj, për arsye se përmbanë disa rreziqe, ajo nuk realizohet pa shqetësimin e mjekut tuaj. /Gazeta Shneta/