Vajzat lindin me mbrojtje më të madhe antioksiduese sesa djemtë. Jo vetëm kaq, por ato gjithashtu kanë prani më të ulët të stresit oksidativ. Ky është përfundimi i arritur nga një hulumtim i kryer nga Universiteti i Granadës, që ndodhet në Spanjë.
Qëllimi i hulumtuesve
Qëllimi i studimit ishte për të nxjerrë në pah dallimet gjinore në lidhje me stresin oksidativ dhe sinjalizimin inflamator të të porsalindurve.
Studimi
Në studim kanë marrë pjesë 56 gra që kanë kryer lindje normale. 27 prej tyre lindën djem dhe 29 vajza.
Tek secila nënë janë marrë mostra gjaku dhe nga të porsalindurit janë marrë mostra nga venat dhe arteriet e kordonit të kërthizës.
Rezultoi se nënat që lindën vajza kishin një prani më të lartë të antioksiduesve dhe hidroperoksidet më të ulëta të plazmës sesa gratë që kishin lindur djem. Vajzat, në veçanti, kishin një nivel më të lartë antioksidues dhe hidroperokside të membranës më të ulët në arterien e kordonit të kërthizës. Te djemtë u zbuluan nivele të ulëta të interleukinës në arterien e kërthizës.
Përfundimi
Përfundimet e arritura nga ekspertët i bëjnë të mendojnë se gjinia e fëmijës mund të jetë një faktor potencial rreziku për ndryshime të mundshme.
Ekipi i ekspertëve gjithashtu theksoi sesi gjinia e të porsalindurit ndikon në mirëqenien e nënës dhe nivelin e saj të inflamacionit gjatë lindjes. Këto ishin më të ulëta te nënat që sollën në jetë vajza, të cilët gjithashtu raportuan më pak probleme për komplekset molekulare.
Fjala e ekspertëve
Gjinia e të porsalindurit përcakton jo vetëm gjendjen e nënës gjatë lindjes, por edhe mënyrën sesi foshnjat do të përballen me mjedisin e jashtëm dhe si do të jetë shëndeti i tyre për pjesën tjetër të jetës.