Nënat e reja mund të çuditen kur mamatë me provojë flasin lehtësisht mbi jashtëqitjen e bebit. E shpifur apo jo? Ndoshta, nuk është tema e preferuar për bisedë por do të jetë tema për të cilën do të flisni shumë shpesh. Ngjyra e jashtëqitjes tregon çdo gjë për shëndetin e bebit tuaj.
Ngjyra dhe konsistenca e jashtëqitjes thotë shumë mbi shëndetin e bebit.
Një shënjë e rëndësishëm për të konsidueruar nëse bebi ka ngel kaps. E hollë apo e trashë, me formë apo e pandarë mund të tregojë që bebi ka ngel kaps.
Ngjyra tipike varion nga e verdha në kafe te jeshilja. Sa më shpejtë që tretet qumshti përmes bebit, aq më e verdhe jashtëqitja. Nga ana tjetër, sa më avash që kalon qumshti nga aparati tretës, aq më kafë ngjyra. Shqetësimi për një prind duhet të jetë kur sheh jashtëqitje ngjyrë të kuqe, të bardhë apo të zezë.
Në këto raste të rralla një pediatër duhet të kontaktohet. Ngjyra e bardhë do të thotë infeksion, e zeza gjak nga aparti tretës dhe e kuqja gjak nga zorra e trashë. Disa bebe janë alergjika ndaj bulmetit kështu doktori mund të ju kërkojë që ta ndërpreni së konsumuari këtë gjë pasi kalon te fëmija nga qumshti i gjirit.
5-6 jashtëqitje në ditë është normale për të porsalindurin sipas profesorit pediatrit Kenneth Wible nga Universiteti I Missourit dhe drejtor I Spitalit për Fëmijë në Kansas City Childrens Mercy
Disa bebe mund të këne më pak apo më shumë në varësi të bebit! Ka që dalin jashtë nga 8-10 herë e të tjerë shumë më pak. Ajo që e përcakton është numri i vakteve në ditë. Bebet që pijnë qumësht gjiri do e kenë më të hollë se bebet që pinë qumësht formulë.
Nëse një i porsalindur nuk po del jashtë të trashë apo të hollë sa duhet ju lutem kontaktoni pediatrin e femijësë pasi mund të mos jetë duke marrë sasinë e duhur të qumshtit. Sapo bebit te fillojë të konsumojë ushqime dhe jashtëqitja do të ndryshojë.