Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka bërë të ditur masat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, të cilëve do t’iu lejohet dalja brenda vetëm 90 minutave në ditë, shkruan Gazeta Shneta.
Personat fizik dhe bizneset që nuk do t’i respektojnë këto masa atëherë do të mund të gjobiten nga 2 mijë deri në 8 mijë euro.
“Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri më 4 maj 2020. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij Vendimi”, thuhet në njoftimin e ministrit. /Gazeta Shneta.