Në fund të shtatzënisë sime me binjakët, gjithçka që dëshiroja të bëja ishte të rrija shtrirë në shpinë. Por, ndërkohë kisha dëgjuar se është më mirë që një grua shtatzanë të flejë në anë dhe mundësisht në anën e majtë.
Pse është më mirë fjetja në krahun e majtë sesa në të djathtin?
Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, ka disa probleme që mund të lindin kur një nënë e ardhshme fle në shpinë, që mund të arrijë deri në gjendje serioze si presioni i ulët i gjakut.
Pesha e barkut në rritje rëndon në zorrët dhe enët e gjakut e kjo mund të ulë qarkullimin tek fëmija juaj.
Një studim i vitit 2015 nga Sidnei sugjeron se fjetja në pozicionin në shpinë mund të rritë edhe shanset për lindjen e parakohshme të foshnjave.
Sipas mjekëve fjetja në anën tuaj të majtë ndihmon në ruajtjen e mëlçisë nga pesha (e cila gjendet në anën e djathtë të trupit) dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qarkullimin në organet kryesore.
Nëse fjetja në anën e djathtë është dukshëm më e rehatshme për ju, duhet ta drejtoheni te mjeku për t’u këshillaur për shëndetin tuaj dhe të fëmijës./pernenat