Që nga ditët e hershme të pandemisë, disa studime zbuluan se llojet specifike të gjakut mund ta vinin dikë në rrezik më të lartë ose më të ulët të zhvillimit të formës së rëndë COVID-19.
Por rezulton se tiparet tuaja specifike gjenetike mund të mos ju ofrojnë përfitimet mbrojtëse që dikur mendonit se ishin – shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i madh dhe i larmishëm ka zbuluar se nuk ka asnjë lidhje midis grupit të gjakut dhe rrezikut të COVID.
Në një përpjekje për të pastruar konfuzionin e krijuar nga studime kontradiktore nga e gjithë bota, një ekip studiuesish nga Intermountain Medical Center/Utah, analizoi një grup të madh të pacientëve me mbi 100.000 njerëz të cilët ishin testuar për COVID-19 nëpër rrjete të spitaleve në Nevada, Utah dhe Idaho midis marsit dhe nëntorit 2020.
Pas kontrollit të kryqëzuar të llojeve të gjakut të 11.500 pacientëve që dolën pozitivë për virusin, u konkludua se nuk kishte asnjë korrelacion midis të paturit tipin A, B, AB ose O gjak dhe çdo lloj përfitimi mbrojtës ndaj sëmundjes.
Gjetjet e fundit hedhin poshtë studimet e mëparshme që zbuluan disa lloje të gjakut mund t’ju mbanin më të sigurt.
Rezultatet e hulumtimit të këtij grupi hedhin poshtë studimet e mëparshme që sugjeronin se grupi i gjakut luante një faktor në rrezikun e shfaqjes së COVID të rëndë.
Kjo përfshin një studim kinez të lëshuar gjatë ditëve të hershme të pandemisë në mars 2020, në të cilin u analizuan 206 pacientë që ishin infektuar me virusin.
Në atë kohë, rezultatet zbuluan se kishte 63 përqind më shumë raste fatale për persona me gjak të tipit A që ishin më të ndjeshëm sesa për njerëzit me gjak të tipit O, që studiuesit sugjeruan se jepnin një farë niveli të përfitimit mbrojtës. /Gazeta Shneta/