Helmimi nga ushqimi prek më shumë se 75 milionë njerëz në vit.
Një sëmundje e tillë shkaktohet nga toksinat, parazitët, virusët e veçanërisht bakteret – salmonella, E.coli dhe stafilkoku, transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë diarrenë, dhimbjet e barkut dhe ethet.
Si të veprojmë në rast se ky fenomen prek foshnjet tona?
Situata: Disa orë pas një pikniku familjar, një fëmijë fillon të vjellura
Çfarë mund të jetë: Staphylococcus aureus
Lëjeni fëmijën të pushojë dhe jepini të pijë më shumë ujë. Gjithashtu, ju mund t’i jepni një zgjidhje tjetër për hidratim, siç është pedialiti.
Por, në rast se temperatura shkon më lart se 39 gradë Celcius, atëherë menjëherë njoftoni pediatrin.
Situata: Fëmija juaj 6-muajsh tregon shenja të dhimbjeve të barkut ose ka diarre.
Çfarë mund të jetë: Salmonella
Çfarë duhet të bësh:
Jepni fëmijën tuaj sa më shumë ujë dhe thirrni sa më shpejt pediatrin./Gazeta Shneta/