Një nënë e tre fëmijëve ka folur rreth terrorit të saj, pasi ajo pothuajse humbi këmbët e saj si shkak i një infeksioni vdekjeprurës që e arriti duke hequr qimet e këmbëve.
Trupi i saj pothuajse menjëherë morri tronditje, duke shkaktuar një skuqje në këmbët e saj para se të ktheheshin në të zeza, nga fasciiti necrotizues, një infeksion që e ha mishin shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Të nxitur për kujdes intensiv, mjekët vepruan për të hequr sa më shumë që mundeshin nga lëkura e kalbur, por për fat të keq, ajo zhvilloi sepsinë gjatë procedurës.
Dana Sedgewick u vendos në koma pasi familjes së saj iu tha se ajo kishte vetëm 30 për qind shansë mbijetese, pasi që veshkat e saj dështuan dhe zemra e saj ndaloi së rrahuri katër herë.
Pasi arriti të mbijetonte në provën e tmerrshme, ajo iu nënshtrua 21 operacioneve për të riparuar dëmtimin e lëkurës së saj, por mjekët paralajmëruan se ajo nuk do të arrij të ecë më përsëri.
Por me mbështetjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, ajo tani është shëruar dhe mund të ecë duke përdorur paterica./Gazeta Shneta/