Hulumtuesit kanë skanuar trurin e 115 pjesëmarrësve dhe zbuluan se inflamacioni mund të çojë në një humbje të kënaqësisë dhe shprehjeve emocionale – të quajtur anhedonia – tek gratë, por jo tek meshkujt.
Depresioni, “shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në mbarë botën“, është shumë më i përhapur në gratë sesa tek meshkujt si dhe mbi 300 milionë njerëz jetojnë me depresion shkruan medicalnewstoday, përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të rinjtë e moshës 14 deri 25 vjeç, femrat janë më të prekura – dy herë më shumë me depresion se sa meshkujt.
Anhedonia është një nga shenjat dalluese të çrregullimeve të mëdha depresive. Anhedonia përshkruhet si pamundësia për të nxjerrë gëzim ose kënaqësi nga aktivitetet që mund të sjellin energji pozitive tek njerëzit.
Profesor Eisenberger dhe kolegët e tij filluan punën hulumtuese duke administruar një dozë të ulët të endotoksine – në mënyrë që të nxiste inflamacionin – tek dy grupacionet (burra dhe gra) si dhe placebo (formë pa substancë aktive) për depresion.
Sipas rezultateve të fituara – gratë me çrregullime kronike inflamatore mund të jenë veçanërisht të prekshme ndaj zhvillimit të depresionit përmes uljes së ndjeshmërisë ndaj rezultateve pozitive.
Përfundimet, mund të sugjerojnë një nga arsye pse gratë përjetojnë depresion në një shkallë shumë më të lartë se meshkujt, veçanërisht për llojet e depresionit – që mund të jenë me natyrë inflamatore”./Gazeta Shneta/