Hulumtimi i publikuar në Akademinë Amerikane të Neurologjisë sugjeron se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të zgjasë deri në pesë muaj pas infektimit.
Edhe pse Covid-19 është një sëmundje e re, hulumtimet e mëparshme tregojnë se shumica e njerëzve humbin shqisën e të shijuarit dhe nuhatjes qysh në fazat e hershme të sëmundjes shkruan VeryWellHealth, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi regjistroi 813 punonjës shëndetësor nga Quebec National Institute of Public Health katër muaj pasi ata rezultuan pozitive me Covid-19.Pesë muaj pasi ishin diagnostifikuar, subjekteve iu kërkuar të realizonin tesin për të vlerësuar shqisën e të shijuarit dhe nuhatjes.
Përafërsisht 64% raportuan se kishin humbur shqisën e të shijuarit kur ishin të infektuar dhe pesë muaj më vonë, 38% e grupit deklaruan se ende kishin probleme.
Ndërsa, 51.2% e pjesëmarrësve deklaruan se humbja e ndjesisë së nuhatjes ishte ende prezente.
Sipas ekipit studiues, humbja e shijes dhe nuhatjes mund të vazhdojë edhe për disa muaj tek pacientët e rikuperuar./GazetaShneta/