Një kongjestion i hundës mund të ketë shumë arsye prapa këtij shkaku duke filluar nga një infeksion i sinusit në një septum të devijuar deri në një ftohje të zakonshme.
Edhe stresi mund të shkaktojë mbingarkesë. Por një nga shkaqet më të mundshme të simptomës së bezdisshme të hundës është alergjia sezonale shkruan BestLife përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh që simptomat e Covid-19 ndikojnë gjithashtu në hundën dhe sinuset tuaja, mësoni përmes këtyre hapave nëse kongjestioni juaj është një simptomë Covidit ose një mundësi e alergjisë.
Dr. e alergologjisë Sara Narayan, tha se një shenjë e sigurt se bllokimi juaj i hundës mund të shkaktohet nga Covid-19, është kur merrni ilaçe për alergji dhe ato nuk japin ndonjë reagim për lehtësim.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Ky është një tregues mjaft i mirë se hunda juaj e zënë po shkaktohet nga diçka tjetër përveç alergjive.
Kurrë më parë nuk keni pasur alergji sezonale? Atëherë me shumë gjasa nuk keni as tani.
Në varësi të zgjatjes së kongjestionit tuaj dhe çfarë simptomash të tjera keni, ju mund të keni një ftohje, grip dhe, madje edhe Covid, megjithëse Dr. Narayan thotë se është e rrallë.
Por, nëse keni ethe përveç hundës së zënë, atëherë patjetër që dëshironi të merrni në konsideratë të shihni një mjek.
Sipas Dr. Narayan, alergjitë pothuajse kurrë nuk ju bëjnë të keni ethe. Sidoqoftë, simptoma është shumë e zakonshme në rastet e gripit, si dhe në koronavirusin e ri. /Gazeta Shneta/