Instituti Kombëtar ka bërë të ditur se nga 1,565 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë identifikuar 639 raste pozitive me covid-19.
Lajm jo i mirë nga vendi ynë, pasi në 24 orët e fundit janë raportuar 14 viktima si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”
“Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe 480 pacientë e kanë mposhtur virusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 23,754.
Komunat që regjistruan raste të reja janë: Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok.
Aktualisht, në vendin tonë janë 13,688 raste aktive./GazetaShneta/