Shkencëtarët kanë zbuluar se një bari kundër parazitëve, (përshembull tek morrat), ka treguar rezultat gjatë testimit në laborator duke mbytur virusin korona në më pak se 48 orë.
Një studim i udhëhequr nga Universiteti Monash zbuloi se një dozë e vetme e Ivermectin-ës parandaloi rritjen e virusit SARS-CoV-2 që të përhapet brenda qelizave shkruan MeddyBear përcjell Gazeta Shneta.
“Ne kemi zbuluar se edhe një dozë e vetme në thelb mund të heqë të gjithë materialin gjenetik të virusit në vetëm 48 orë, dhe në 24 orët e para ka pasur një ulje të konsiderueshme të pranisë së virusit,” tha Dr. Kill Wagstaff nga Instituti Monash për Kontrollin e Sëmundjeve”.
Ende nuk dihet se si vepron Ivermetina në virus, por shkencëtarët besojnë se ky bar shtyp aftësinë e qelizave të nikoqirit për t’i pastruar ato nga virusi.
Poashtu, një hap tjetër që është e rëndësishme të përcaktohet tutje është nëse doza e duhur për personin është e sigurt dhe të mos dëmtojë personin / qelizat njerëzore.
“Në një kohë kur kemi një pandemi globale dhe nuk ka një trajtim të aprovuar, ne jemi të lumtur të dimë që kemi një kompleks që tashmë është në dispozicion në të gjithë botën dhe që mund t’i ndihmojë njerëzit shpejt.
Në fakt, do të kalojë ca kohë para se vaksina të bëhet e disponueshme,” tha Dr. Wagstaff.
Ivermectina është një bari kundër parazitëve, dhe gjithashtu është treguar efektiv kundër koronavirusit, HIV-it, etheve tropikale dhe gripit. /Gazeta Shneta/