Puna me të cilën Farije Ajeti ka të bëjë për momentin është të kujdeset për pacientët me koronavirus. Poashtu, ajo mund të qeshë nga fakti që disa nga miqtë e saj nuk duan të takohen më me të.
Farije Ajeti ka patur një ritual të ri pune për më shumë se një javë shkruan SonntagsZeitung: të mbuloj flokët me kapuç, të lidhë një maskë për fytyrën, të marr syze sigurie, veshje mbrojtëse dhe në fund doreza.
Ajeti punon si infermiere në repartin e izolimit të Spitalit të Qytetit Triemli në Cyrih, i cili është ngritur për pacientët me Koronavirusin.
Pa maskë, 23-vjeçarja dëshmon të jetë një personalitet i lumtur, fitues, e cila ekspozon një nivel të lartë të kompetencës me sjelljen e saj korrekte.
A nuk keni frikë të infektoheni? “Në fillim unë isha e shqetësuar nga raportet e mediave,” thotë ajo.
Ndërkohë, tanimë nuk ka më frikë. “Ndihem më e sigurt në pavijonin e izolimit sesa në një turmë jashta spitalit, për shembull në tren.
” Ju nuk merrni asnjë rrezik këtu, masat mbrojtëse janë edhe më të forta se sa duhet. “Një maskë normale higjene, për shembull, do të mjaftonte, por ne kemi maskat e sigurta mbrojtëse FFP2 këtu.”
Askush në pavijon nuk është detyruar të punojë në “zonën e kuqe”, siç quhet pjesa ku janë izoluar pacientët me Covid-19.
Poashtu, infermieret kanë mundur të refuzojnë të punojnë në këtë pavijon.
Por, Farije Ajeti, e cila para një viti e gjysmë ka përfunduar shkollimin për infermiere, thotë se për të diçka e tillë nuk vinte në shprehje.
“Është tepër interesante, diçka kaq interesante nuk kam përjetuar kurrë në jetën time profesionale”.
Por, gjithashtu ajo tregon se disa shoqe nuk duan ta takojnë nga frika. Dhe, shton duke qeshur, “frikë kanë vetëm njerëzit e keqinformuar”. /Gazeta Shneta/