Informohuni më shumë në lidhje me gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në botë.
Franca: Franca konfirmon 1,392 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së mërkurë e që përfaqëson rritjen më të lartë ditore sa i përketë rasteve.Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 185,196 sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është 30,238 transmeton GazetaShneta.
Koreja e Veriut: Koreja e Veriut teston 1,211 persona të dyshuar për Covid-19 që nga 16 korriku, por fatmirësisht të gjitha rezultuan negativ, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit në Korenë e Veriut.Aktualisht, janë 696 persona në Korenë e Veriut në karantinë.
Kina: Konfirmohen më shumë së 100 raste të reja me Covid-19 për ditën e dytë radhazi në Kinë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.
SHBA: Më shumë se 150,000 njerëz kanë ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara si pasojë e Covid-19.Deri më tani, sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA-të kanë 4,396,030 raste pozitive dhe 150,034 viktima.
Teksas: Johns Hopkins, tashmë ka njoftuar se 417,098 raste janë në gjithë Teksasin që nga fillimi i pandemisë.Kjo do të thotë se ka kaluar dhe New York-un pasi ai ka 413,593 që nga dita e mërkurë.
Kalifornia: Janë raportuar 197 viktima të lidhura me Covid-19, sipas Departamentit të Shëndetit Publik të vendit.Gjithashtu, Kalifornia shtoi 8,755 raste të reja, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 475,305.
New York: Deri më tani në New York janë 23,512 viktima si pasojë e Covid-19 dhe 4,625 viktima janë shënuar gjatë ditës së djeshme./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN