Shumë qytetarë i janë drejtuar qendrave mjekësore ditët e fundit për shkak të pickimit nga insektet. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Dr. Basri Lenjani.
“Pickimi nga insektet shtohet në muajt e verës. Statistikat tregojnë se nga pickimet nuk është treguar ndonjë rast me fatalitet”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij, në ShBA vdesin 50 persona, kurse në Francë mbi 30. Ai bëri me dije se shumica e insekteve nuk sjellin fatalitet. “Helmimet nga insektet nuk janë vetëm një faktorë”, tha ai.
Lenjani ka këshilluar që qytetarët të kërkojnë ndihmë tek profesionistët shëndetësor në këto raste, dhe të mos përdoren mjete shtëpiake për largimin e insekteve. “Ajo duhet të largohet nga profesionistët dhe përmes pincetës”, deklaroi ai.
Sipas tij vendi i thumbuar duhet të pastrohet me ujë të ftohtë, pastaj mundet të pastrohet edhe me amoniak, etj.