Pas vdekjes së tre personave në dy aksidente gjatë ditës së shtunë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Apel qyetarëve! Kujdes gjatë drejtimit të automjeteve! Shkelësit e ligjit rrezikojnë jetët e qytetarëve duke shkruar SMS duke drejtuar automjetin!”, thuhet në reagimin e Institutit.
Nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.
Në dy muajt e parë të këtij viti 15 persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore. /Gazeta Shneta/