Nëse frika për të pasur marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë po ju vë në dyshime, mësoni disa fakte që duhet t’i dini.
Rrijta e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit shkaktojnë ndryshime në trupin tuaj që nxisin epshin. Në veçanti, estrogjeni, që shërben për funksione të tilla të lidhura me shtatzëninë, si rritja e rrjedhjes së gjakut në mitër (dhe të gjithë legenin tuaj), gjithashtu rrit lubrifikimin vaginal dhe rrit ndjeshmërinë në gjinjtë dhe thithat tuaja.
Përderisa shtatzënia juaj po ecën normalisht, mund të bëni marrëdhënië sa shpesh që ju pëlqen, përcjellë GazteaShneta nga Parents.
Jini të vetëdijshëm se është shumë e zakonshme që disa gra të përjetojnë gjakderdhje gjatë marrëdhënieve, sidomos në tremujorin e parë. Kjo është shkaktuar nga ënjtja normale e kapilarëve në qafën e mitrës, e cila mund të të irritohet dhe të shpërthejë gjatë aktit. Edhe psë një gjë e tillë nuk duhet të ju shqetësojë, duhet ta përmendni atë tek mjeku ose mamia juaj.
Kurse dyshimet se marrëdhëniet intime gjatë shtatëzanië e dëmtojnë fëmijën tuaj, ky është më tepër një legjendë urbane se sa një e vëertete. Lëngu amniotik dhe qafa e mitrës do e mbrojnë atë. Por një kujdes: Nëse keni aktivitete orale, partneri juaj duhët të bëjë kujdes me futjen e ajrit në organin gjenital pasi që kjo mund të shkaktojë një flluska ajri të cilat më pas mund të bllokojnë enët e gjakut.
Sipas njohësve të marrëdhënieve në çift gjatë kohës së ngjizjes, preferohen disa pozitam, por rekomandohet që gjithmonë të bëhet kujdes me lëvizjet dhe të mos humb balanci I trupit të të dy partnerëve./GazetaShneta/