Shumë pacientë nga Kosova, duke mos gjetur zgjidhjen e duhur shëndetësore në vend, po kërkojnë shpëtim në vendet fqinje.
E, një nga vendet që po pret shumë të tillë është edhe ‘Irva Clinic’, spitali me kirurgji të përgjithshme dhe onkologji.
‘Irva Clinic’ është një nga spitalet më moderne në rajon, i pajisur me teknologjinë e fundit të pajisjeve për kirurgji të hapur, laparaskopi, endkoskopi, kirurgji laserike, C-arm etj.
Drejtoresha e këtij spitali që gjendet në zonën diplomatike në Beograd, Tatjana Tomoviq, thotë se pacientët në ‘Irva Clinic’ trajtohen me procedurat më të arrira në shëndetësi.
“Ne kemi krijuar një ambient perfekt për të gjithë mjekët shkencëtarë për të punuar për vetëm një arsye: të trajtojnë pacientët me të gjitha metodat dhe procedurat që përdoren në qendrat lider shëndetësore në Evropë dhe SHBA”, thotë Tomoviq.
Sipas kësaj të fundit, në këtë spital gjenden medikamentet më moderne për trajtimet onkologjike, trajtim i cili bëhet me standardet e fundit ESMO, NCCN, ASCO.
Ky spital, përveç kësaj, ofron edhe asistencë në trajtimin e dhimbjes si dhe trajtimin e efekteve të padëshiruara anësore që bëjnë tretmanin tuaj më të lehtë.
Këto standarde kanë bërë që shumë pacientë nga rajoni të drejtohen në këtë spital. /Gazeta Shneta/
Artikull i sponsorizuar