Nga data 18 deri më 24 nëntor po shënohet Java e Rezistencës Antimikrobike, për ndërgjegjësimin e njerëzve nga rreziku i keqpërdorimit të antibiotikëve. Në kuadër të kësaj jave Laboratori Cambridge Clinical do të ofrojë zbritje deri në 56 për qind tek të gjitha strishot deri më 30 nëntor.
Deri para zbulimit te antibiotikut te pare ne vitin 1928, një infeksion relativisht i vogël mund të ishte i pashërueshëm ose te çonte deri në vdekje. Gjithçka, nga prerja prej letrës deri te lindja e fëmijëve, kishte potencialin për të vrarë përmes infeksionit bakterial.
Shumë kultura të lashta, duke përfshirë ato në Egjipt, Greqi dhe Indi, zbuluan në mënyrë të pavarur vetitë e dobishme të kërpudhave dhe bimëve në trajtimin e infeksionit. Këto trajtime shpesh funksionuan sepse shumë organizma, duke përfshirë shumë lloje myku, prodhojnë natyrshëm substanca antibiotike. Megjithatë, praktikuesit e lashtë nuk mund të identifikonin ose izolonin saktësisht përbërësit aktivë në këto organizma.
Këtë zbulim arriti ta bënte i pari mikrobiologu skocez Alexander Fleming: PENICILINA!
Pas shume kërkimeve qe skuadra e tij po bënte, zgjidhja u zbulua vetëm aksidentalisht: ne Shtator te vitit 1928, një nga pjatat e mbjelluara me baktere qe po studioheshin ne laboratorin e St Mary’s Hospital Medical School Londer, ishte harruar me kapak të hapur dhe kultura ishte kontaminuar me një myk ngjyre jeshile. Në pjatën e kontaminuar bakteret rreth mykut nuk ishin rritur, ndërsa ato më larg u rritën normalisht. Aty u pa qarte se myku vrau bakteret.
Ky zbulim ju dha shprese te gjithë shkencëtareve. Në vitin 1942 një grup hulumtuesish në Çikago shkuan për të bërë pazar dhe një asistent laboratori gjeti një pjepër që po kalbej me një myk të bukur të artë. Nga ai shtam morëm llojin e parë hiper-prodhues të penicilinës.
Menjëherë pas prodhimit te Penicilines filloi te dallohej rezultati tek njerëzit. Penecilina shpëtoi jetën e dhjetëra mijëra ushtarëve gjate luftës se dyte botërore. Britanikët e kishin këtë antibiotik, por gjermanët dhe japonezët jo. Është menduar se zbulimi i këtij lloji hiper-prodhues të penicilinës kishte një ndikim të rëndësishëm në fitoren e Luftës së Dytë Botërore nga Forcat Aleate.
Alexander Fleming më pas, në vitin 1945 mori çmimin Nobel, në njohje të ndikimit të madh që penicilina kishte në shëndetin e njeriut.
Antibiotikët kanë shpëtuar miliona jetë që atëherë. Megjithatë, e shkaktuar nga keqpërdorimi, rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem në rritje ku patogjenët po krijojnë rezistencë ndaj trajtimit.
Më shumë baktere po bëhen rezistente ndaj antibiotikëve, duke i bërë antibiotikët gjithnjë e më të paefektshëm dhe vetëm shumë pak antibiotikë të rinj po hyjnë në treg. Rrjedhimisht me shume persona po e humbasin betejën me këto mikrobe.
Profesionistët e sotëm të kujdesit shëndetësor sfidohen me balancimin e përshkrimit të duhur të antibiotikëve me ndalimin e antibiotikut të panevojshëm. Meqenëse simptomat e infeksionit mund të jenë jo specifike, antibiotikët me spektër të gjerë janë shpesh linja e parë e mbrojtjes për shumë mjekë për të shmangur mungesën e rasteve potencialisht të rënda.
Një iniciativë e përbashkët e OBSH-së dhe iniciativës për Barnat për Sëmundjet e Neglizhuara (DNDi), GARDP inkurajon kërkimin dhe zhvillimin përmes partneriteteve publike-private. Deri në vitin 2023, partneriteti synon të zhvillojë dhe ofrojë deri në katër trajtime të reja, nëpërmjet përmirësimit të antibiotikëve ekzistues dhe përshpejtimit të hyrjes së barnave të reja antibiotike.
Ne mund ta ngadalësojmë përhapjen e rezistencës së mikrobeve duke:
Rritur higjienë personale; larjes mire te ushqimeve; ruajtjes se personave qe na rrethojnë
Edukuar personat e painformuar rreth nesh për këtë rrezik
Mos merrni antibiotik pa konsultimin dhe përshkrimin e mjekut!
Ne si CCL, do te ofrojmë zbritje deri ne 56% tek te gjitha strishot qe kryejmë ne laboratorin tone deri më 30 nëntor!