Rimëkëmbja pas operacionit cezarian, mund të jetë më e vështirë do të duhen disa javë ose më shumë.
Kjo veçanërisht nëse keni pasur ndërlikime gjatë periudhës së shtatzënisë apo lindjes suaj.
Edhe pse operacioni ka përfunduar, ju do të vazhdoni të keni gjakderdhje nga vagina juaj, kjo është diçka normale pasi bëhet kullimi i gjakut në vendin ku ka qenë placenta në mitër.
Java e parë mund të jetë shumë e rëndë, madje edhe kur jeni duke ushqyer me gji, ndodh të keni shumë gjakderdhje, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa pas kësaj jave, gjendja juaj gradualisht fillon të përmisohet po ashtu edhe gjakderdhja të jetë në ngjyrë kafe në të verdhë.
Shumica prej rasteve, gjakderdhja ka ndaluar në javën e gjashtë pas lindjes.
Nëse përdorni ndonjë ilaç tentoni të shtoni kujdesin dhe konsultohuni me maminë apo mjekun tuaj, në mënyrë që të mos ketë efekte negative tek bebja.
Nervoziteti apo kruarja rreth zonës së operacionit zakonisht gratë i shoqëronë për një kohë të gjatë.
Vishni rroba të lirshme dhe të pambukut, duhet 6 deri në 10 javë që plaga juaj të shërohet tërësisht./Gazeta Shneta/