Përparimi zhvillimor ndryshon shumë nga njëri fëmijë në tjetërin, ndaj si rrjedhim, këto janë udhëzime të përgjithshme.
Fokusi i studimit të karakteristikave bie në katër faza zhvillimore, shkruan Practical Parenting përcjell Gazeta Shneta.
Gjuha
Gjatë kësaj kohe, ju mund të vëreni që fëmija juaj bërtet kur nuk i pëlqen ajo që po bëni.
Pastaj, bën tinguj sipas muzikës kur dëgjon një muzikë të njohur. Fillon të mësoj emrat e pjesëve të trupit. Dëgjon me zell kur fëmijët e tjerë flasin me njërin-tjetrin.
Kupton shumë më tepër fjalë sesa thotë. Mund të ndjekë një gamë më të gjerë instruksionesh: “lëshoje lodrën”, “merre biskotën”.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Bashkërendimi dorë-sy
Mund të mbajnë nga një objekt në secilën dorë në të njëjtën kohë dhe ju pëlqejnë të bëjnë shkarravina me shkumësa dhe lapsa në një letër.
Ngre duart kur i sillni një bluzë apo triko për të veshur. Ju pëlqen të luajë me objekte që lëvizin, i shohin ndërsa rrotullohen dhe munden madje të hedhin një top mesatar dhe të lehtë.
Lëvizja
Kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të ngjesin shkallët, por e kanë më të vështirë që t’i zbresin ato. Janë të vendosur të ecin vetë, megjithatë rrëzohen shpesh. Mund të ndalojnë dhe ndryshojnë drejtimin kur ecën dhe mund të përkulen për të marrë ndonjë objekt nga toka. Përvetësojnë sfidën për të hipur dhe zbritur nga karriga e lartë.
Sjelljet shoqërore dhe emocionale
Mund të krijojnë lidhje të përkohshme me persona të caktuar dhe ju japin një përqafim të madh kur janë të gëzuar.
Luajnë krah për krah, por jo bashkë, me një fëmijë të së njëjtës moshë. Mes tjerash, fillojnë të tregojnë shenja xhelozie kur i kushtoni vëmnedje të tjerëve. /Gazeta Shneta/