Sot është mbajtur një protestë nga kardiologët e klinikës së Kardiologjisë në QKUK, të cilët kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit Lulzim Kamberi si dhe shefit të njësisë koronare dr.Artan Ahmeti. Ata po ashtu listuan disa kërkesa që duhen të realizohen në mënyrë që kjo klinikë të funksionojë si duhet sipas tyre.
Një ndër kërkesat e kardiologëve në protestën e realizuar sot ishtë “Stop diskriminimin e pacientëve nga lista e pritjes’’ duke treguar se ka dyshime që ndodhin edhe tejkalime edhe te pacientët, raporton Gazeta Shneta.
Këshilli organizativ ngriti aludime se si pasojë e mungesës së transparencës dyshohet se ka tejkalime në listën e pritjes së pacientëve.
Lista e pritjes është zgjatur shumë dhe nënkupton se mund të ketë dilemma rreth asaj se si depërtojnë në listën e pritjes pacientët. Kërkojmë një transparencë edhë për listën e pritjes sepse qyetetari duhet të dijë saktë se kur i vjen rendi dhe të mos ketë tejkalime. Mendojmë se ka diskriminim edhe ndaj pacientëve, – tha dr. Aurora Bakalli.
Kjo protestë ka ardhur si rezultat i pakënaqësive që kanë kardiologët me menaxhmentin e kësaj klinike, pakënaqësi të cilat kanë filluar moti dhe kanë kulmuar me një akt dhunë, për të cilin sipas kardiologëve nuk janë ndërmarrë masa. /Gazeta Shneta/