Momenti kur ju e vendosni kokën në jastëk duhet të jetë momenti i çlirimit. S’ka më mendime. S’ka më shqetësime. Vetëm pushim dhe kohë për t’u relaksuar.
Fatkeqësisht, sado që keni dëshirë të flini si ta vendosni kokën në jastëk, kjo nuk ju ndodh shpeshherë.
Disa net e gjeni veten duke shikuar gjëra të ndryshme përmes telefonit, disa net të tjera e lodhni veten me gjëra që ju sillen në kokë.
Pra, çfarë mund të bëni që të flini më lehtë?
Përpos asaj që dihet, ju duhen të largoni telefonin tuaj, të mos pini ndonjë pije që ka kafeinë në orët e vona, duhet të bëni një dush me aromatizues si livando. Ne duhet t’i kapërcejmë këto gjëra për të kaluar tek ajo se çfarë kanë thënë ekspertët.
Ata do t’ju bëjnë të keni ëndrra të bukura.
“Provoni ‘bllokimin e mendimeve’: me sytë tuaj të mbyllur përsërisni ndonjë fjalë (si p.sh. një) pa emocione në kokën tuaj. Ju nuk mund të mendoni për dy gjëra njëkohësisht, kështuqë do t’i bllokojë shqetësimet dhe do ju lejojë të flini”, thotë mjeku Jessamy Hibberd, transmeton Gazeta Shneta.
‘Merrni sasi të mjaftueshme të dritës dhe ajrit të pastër në mëngjes, bëni ushtrime dhe stërvitje gjatë ditës, por mos bëni asgjë të rëndë dy orë para gjumit. Ekspozojeni vetën në errësirë të natës; kjo do të thotë të mos shikoni as televizor, as kompjuter e as telefon”, shprehet mjeku Michael Feld.
“Kujtojani vetes se perceptimet e gjumit nuk janë të qëndrueshme. Kur mendoni se nuk keni bërë gjumë të mirë, mundësia është që keni fjetur disa orë. Pra mos e ktheni gjumi në një punë në të cilin ju jeni duke pasur sukses apo duke dështuar”, deklaroi mjeku Graham Law. /Gazeta Shneta/