Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare.
Sipas një njoftimi nga ShSKUK thuhet se operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shendetësore.
Tutje është treguar edhe shkaku që ka shtyer në operimin e 21 vjeçarës.
“Për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital”, thuhet në njoftim.
Ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje./Gazeta Shneta/