Në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës do të mbahen disa ligjërata të cilat janë organizuar nga Klinika e Kirurgjisë Plastike me mbështetje të Odës së Mjekëve të Kosovës.
NJOFTIM
Ju njoftojmë se të Premten me 13 Shtator 2019 nga ora 10:00 deri 11:30, mbahet ligjerata me temë: “Aplikimi i fillerëve ne kirurgjinë estetike” me ligjerues: Prof.Dr. Agnieszka Nalewczynska, Prof.Dr. Violeta Zatriqi dhe Dr. Jehona Ukshini
Me datë 19 Shtator 2019 nga ora 12:00 deri 13:00 mbahet ligjerata me temë: “Infeksionet lekurore dhe sfidat e trajtimit te Fasciitit Necrotizans” me ligjerues: Ass.Dr. Ylber Zejnullahu dhe Dr. Korab Berisha
Ndërsa me 25 Shtator 2019 nga ora 12:00 deri 13:00 mbahet ligjerata me temë: “Trajtimi i plagëve kronike” me ligjerues: Prof.Dr. Erkki Tarpilla
Ligjeratat mbahen ne Amfiteatrin Elektronik të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës dhe janë të organizuara nga Klinika e Klinika e Kirurgjisë Plastike me mbështetje nga OMK.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këto ligjerata.