Në përgjithësi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme shfaqin efekte negative edhe në aspektin e pjellorisë.
Një nga sëmundjet e transmetuara është edhe klamidia e cila, shpesh mund të ndikoj në pjellorinë si mashkullore ashtu dhe femërore shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Klamidia është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e cila ndryshe është e njohur si një sëmundje “e heshtur”, pasi nuk tregon ndonjë simptomë.
Ajo shkaktohet nga një bakter i njohur si Chlamydia Trachomatis dhe njerëzit e infektuar mund të mos e vërejnë praninë e saj.
Sëmundjet seksualisht të transmetuara shkaktohen nga baktere patogjene të cilat mund të dërgojnë në sëmundje inflamatore të legenit.Në një gjendje të tillë, bakteret mund të hyjnë në traktin riprodhues, tubat fallopiane duke çuar kështu në inflamacion.
Nga ana tjetër, problemet e saj mund të shkaktojnë dhimbje kronike, shtatzëni ektopike dhe gjithashtu mund të rris shanset për të qenë jopjellor./GazetaShneta/