Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ishin në një vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë për të vlerësuar ndryshimet dhe investimet e fundit në infrastrukturë dhe shërbime.
Sipas njoftimit, thuhet se vlera totale e investimeve është rreth 2.5 milion euro. Së bashku me investimet infrastrukturore, do të shtohen edhe tre shërbime të reja, duke përfshirë Fertilizimin e Asistuar Mjekësor dhe Mjeksinë Fetale me Amniocentezën, përcjell Gazeta Shneta.
Ndër ndryshimet kryesore:
– Dhomat janë riorganizuar për të siguruar trajtim më të përshtatshëm për nënën dhe fëmijët, me dy shtretër dhe banjo brenda çdo dhome.
– Ambulancat specialistike po digitalizohen për herë të parë, duke përdorur teknologjinë më të fundit për shërbime më të efektshme dhe cilësore.
– Instalohet ventilimi qëndror për herë të parë, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe të rehatshëm.
– Repartet po transformohen për të plotësuar standardet e larta të kujdesit mjekësor.
– Sportelet dhe hapësirat e pritjes po riorganizohen për të përmirësuar eksperiencën e pacientëve gjatë qëndrimit në klinikë.
Kjo angazhim për përmirësimin e kujdesit shëndetësor është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara për komunitetin.
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/