Gjatë ovulacionit kur një vezë lirohet nga vezoret, disa gra përjetojnë një ndjesi të quajtur zakonisht dhimbje ovulacioni apo dhimbje të ciklit menstrual.
Kjo dhimbje shkaktohet zakonisht në pjesën e poshtme të barkut në formë presioni shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo përkon me fazën ovuluese të ciklit menstrual. Megjithëse, dhimbja mund të ndryshojë nga muaji në muaj.
Por, jo cdoherë dhimbjet menstruale janë normale.
Dhimbja akute, e rëndë gjatë ovulimit nuk është normale. Nëse niveli i dhimbjes është intenziv atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Për shumë gra, dhimbja nga ovulimi mund të zgjasë rreth 6-12 orë. Mirëpo, e tërë kjo ndryshon dhe varion ndryshe tek gratë tjera.
Nëse dhimbjet tuaja zgjasin më shumë se për tre ditë, kontaktoni me mjekun tuaj e veçanërisht nëse dhimbja shoqërohet me simptoma të tjera të papritura. /Gazeta Shneta/