Këtë të martë, kompania Pfizer i ka kërkuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave të ShBA-së (FDA) të autorizojë dozat përforcuese të vaksinës së tyre tek të gjithë të rriturit.
Gjatë muajve të fundit, FDA ka autorizuar dozat përforcuese të vaksinës Pfizer për njerëzit me imunitet të kompromentuar si, personat mbi moshën 65-vjeç, personat që janë në rrezik të infektimit dhe me gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Këtë javë, Pfizer kërkoi nga FDA që autorizimi të jetë që nga mosha 16 vjeç e lart.
Mirëpo, FDA kundërshtoi këtë pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme në lidhje me ndikimin, qoftë pozitiv apo negative të saj.
Për këtë arsyje, Pfizer pritet të paraqes të dhënat nga studimi klinik, i cili muajin e kaluar tregoi se një dozë përforcuese e vaksinës së saj ishte 95.6 për qind efektive kundër Covid-19.
Kompania dhe zyrtarët shëndetësorë të ShBA-së kanë argumentuar se përforcuesit parandalojnë rritjen e numrit të pacientëve të hosptializuar./Gazeta Shneta/