Për shkak se burri 77-vjeçar i diagnostikuar me koronavirus është nga fshati Stubëll, komuna e Vitisë ka ndërmarr masa për ta vendosur në karantinë gjithë fshatin.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti. “Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti për klankosova.
Kujtojmë se përveç 77-vjeçarit, edhe një vajzë 20-vjeçare me origjinë italiane me banim në Klinë është konfirmuar pozitive me koronavirus. /Gazeta Shneta/