Është plotësisht e kuptueshme që nënat gjidhënëse të jenë të shqetësuara rreth konsumimit të mjaltës. Në fund të fundit, pediatri i fëmijëve paralajmëron prindërit që të ushqeni me mjaltë bebin tuaj mund të rrit rrezikun e botulizmit, një infeksion bakterial që shkakton sëmundje serioze te bebi.
Sic shpejgon edhe Infant Botulism Treatment and Prevention Program, konsumimi i mjaltës nga ana e nënës nuk mund të transmetoj te bebi, përmes gjidhënies. toksinat që shkaktojnë botulizëm shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
“Trupi juaj do të tretet dhe zbërthen mjaltën, kështu që ai nuk do të kalojë në qumështin tuaj të gjirit tek fëmija juaj”, shpjegon Dr. Madden.
Opinionit të Dr. Madden i bashkangjitet edhe Sarah Schooler, themeluese e Thrive Lactation Center.
Ajo thotë se nuk ka vend për kufizim ndaj mjaltës pasi ajo nuk paraqet rrezik për bebin tuaj.
“Është e sigurt për nënat të konsumojnë mjaltë, madje edhe në sasi të mëdha gjatë ushqyerjes me gji”, thotë Schooler. “Gëlltitja e mjaltit nga nëna nuk përbën rrezik për foshnjën që ushqehet me gji.”
Megjithatë, si Dr. Madden ashtu edhe Schooler paralajmërojnë se nëse jeni duke ngrënë mjaltë pranë bebit tuaj, duhet të merrni disa masa paraprake bazë si larja e duarve përpara se të ushqeni me gji ose të ndërveproni me fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/