Në qoftë se, së shpejti do të merrni vaksinën anti covid, rekomandohet që të shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit.
Qëndrimi në mënyrë të shëndetëshme e mban sistemin tuaj imunitar të fortë, duke ndihmuar kështu në luftimin e viruseve në të cilët ekspozoheni shkruan VeryWellHealth, transmeton GazetaShneta.
Mirëpo, pandemia ka çuar në një rritje të tepërt të konsumimit të alkoolit.Sipas një studimi të botuar në Journal of the American Medical Association, të rriturit konsumuan 14% më shumë alkool në vitin 2020 sesa në vitin 2019.
Poashtu, edhe gratë treguan një rritje prej 41% të konsumimit të alkoolit nga 2019 në 2020.
Rritja e konsumimit të alkoolit gjatë pandemisë është vërejtur jo vetëm në ShBA, por edhe në Evropë e Australi.
Konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon negativisht në sistemin imunitar.
“Pirja e moderuar – një gotë në ditë për gratë dhe dy gota në ditë për burrat mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të përmirësojë gjendjen imune ndaj vaksinave”, tha Ilhem Messaoudi, PhD, profesor i biologjisë në Universitetin e Kalifornisë.
Konsumimi i tepërt i alkoolit për një kohë të gjatë ka treguar se dyfishon rrezikun e sindromës akute të distresit të frymëmarrjes, një ndërlikim i Covid-19 që e bën të vështirë frymëmarrjen./GazetaShneta/