Gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Seqishtë, Hani i Elezit është raportuar për kontrabandim me mallra farmaceutike.
Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur tre të dyshuar të panjohur të cilët ishin duke bartur mallra të kontrabanduara.
Të dyshuarit, me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë prapa 3 çanta në pyll.
Gjatë kontrolli në çantat e tyre, policia ka konfiskuar barëra 3580 paketime “Diazepam”, 200 paketime “Halldon”, 100 paketime “Tramadoll” dhe 20 paketime injeksione “Fllosteron”.
Vlera e mallit të konfiskuar nuk është raportuar, madje nuk është raportuar as për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Seqishtë, Hani i Elezit, më 18.05.2017-20:25h. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur tre të dyshuar të pa njohur që dyshohet se ishin duke bartur mallra të kontrabanduara. Të dyshuarit me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke lenë tre çanta në pyll. Gjatë kontrollit në çanta janë gjetur dhe konfiskuar barëra: 3580 paketime” Diazepam”, 200 paketime “Halldon” , 100 paketime” Tramadoll” dhe 20 paketime Injeksione” Fllosteron”. Vlera e mallit të konfiskuar nuk është raportuar. Nuk raportohet për të arrestuar.