Një kosovar me banim në Austri nuk ka mundur ta përballojë lehtë ndarjen nga gruaja.
Ndonëse fillimisht pranoi të divorcohej, pas nënshkrimit ai ka ndryshuar mendimin duke e kërcënuar edhe gruan.
“Jo. Deri në shkurorëzim ai ishte krejt normal. Pas ndarjes ai ndryshoi krejtësisht”, ka deklaruar nëna.
“Ai më kërcënoi se do të më kthente jetën në ferr. Nëse ti dhe fëmija im shkoni te ndonjë burrë tjetër atëherë do të vras ty, fëmijën dhe veteveten”, ka treguar ajo se çfarë i ka thënë ish-bashkëshorti kosovar, transmeton albinfo.
Të enjten shqiptari i Kosovës duhet të përgjigjet përpara Gjykatës për akuzat kërcënim dhe lëndime trupore. Ai është përleshur me grushta në një disko në St.Pöltner edhe me ish kunatin. Aty janë dëgjuar edhe fjalë kërcënuese, por çështja është nëse kjo vlen si provë për Gjykatësin.
Gjykimi përfundimtar do vendoset në 28 qershor, ku ka edhe materiale të incizuara të përleshjes mes të pandehurve. Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ai të qëndrojë larg asaj dhe fëmijës. Gjykatësi Ëiaderek e pranoi kërkesën e një ndalimi kontakti mes tyre.