Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor të këtij viti.
Sipas këtij rezultati Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasuar nga Lidhja Demokratike me një deputet më pak.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 24 deputetë, ndërsa koalicioni AAK/PSD me 13 deputetë. Lista Srpska do të ketë 10 deputetë dhe koalicioni NISMA/AKR 6 deputetë.
Më poshtë e gjeni tabelën e plotë të partive që do ta përbëjnë Kuvendin sipas përqindjes. /Gazeta Shneta/