Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar përmes rrjetit social për disa masa të cilat priten të merren në shqyrtim në shenjë të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Poashtu, vlen të theksohet se një ditë më parë ai njoftoi se do të mbyllet përkohësisht dhe qendrat e qëndrimit ditor të të moshuarve në kryeqytet transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e mëposhtëm nga kryetari Ahmeti:
1)Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.
2)Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.
3) Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.
4)Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Ketu perfshihen aktivitetet qe kerkojne leje nga Komuna per te zhvilluar aktivitetin.
5) Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë.
Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.
P.S. pa panikë, vetëm kujdes e parandalim