Në Spitalin e Mitrovicës është lënë kufoma e një pacienti në dhomën e njëjtë me pacientë të tjerë për rreth gjashtë orë.
“Jepi zë” raportoi më herët se një person me iniciale Q.O që ka vdekur nga Covid, po mbahet në dhomë bashkë me të gjallët në Spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”.
E familjarët e personit të vdekur i kanë thënë gazetës se janë bërë mbi 6 orë që janë duke pritur që të merret kufoma.
Ata kanë dërguar edhe një fotografi tjetër në “Jepi zë” nga Reparti i Pulmolugjisë, ku shihet kufoma e poashtu edhe pacientë e tjerë që po qëndrojnë afër tij.
Ndërkohë, ky rast po llogaritet një skandal, pasi familjarët dhe pacientë tjerë janë të shqetësuar.
Sidoqoftë, janë të shpeshta rastet kur të vdekurit nga COVID po mbahen me orë të tëra derisa po dërgohen për t’u varrosur.