Gjendja nëpër klinikat e QKUK-së vazhdon të jetë e mjerueshme në kujdesin ndaj pacientëve.
Aty ku shtrihen bebet e lindura para kohe, në Neonatologji, ofrohen shërbime me pajisje e materiale të stërvjetëruara, shkruan Gazeta Shneta.
Në disa fotografi të adresuara nga një lexues në Gazeta Shneta, shihen shtretërit e bebeve me çarçafë të nxirë nga vjetërsia.
Ndërsa në korridoret e kësaj klinike, janë vendosur pajisje e aparatura të cilat me gjasë janë të prishura.
Një inkubator i bebeve është lënë afër një kontejneri të bërllokut dhe pak më tej është një shtrat gjinekologjik jashtëpërdorimit.
Në fotografi shihet edhe një kauç shtëpie i lënë pas dore dhe një vitrinë mbi të cilën janë vendosur materiale që shërbejnë për pacientët. /Gazeta Shneta/