Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se me këtë ligj ka filluar epoka e mbrojtjes së qytetarëve nga abuzimet me çmimet e barnave, transmeton Gazeta Shneta.
“Me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave. Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë”, ka shkruar Vitia.
Postimi i tij i plotë:
Sot Kuvendi i Republikës votoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Falemnderime të gjithë deputetëve të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.
Të dashur qytetarë,
Me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave.
Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë.