Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 670 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfrimuar 54 raste pozitive.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse 72 pacientë e kanë mposhtur betejën me covid-19 shkruan GazetaShneta.
Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./GazetaShneta/