Një studim i ri i botuar nga hulumtuesit norvegjez ka sugjeruar se kafeina e konsumuar gjatë shtatzënisë mund të rezultojë në obezitet fëmijëror.
Dhe për më keq, hulumtuesit nuk veçuan vetëm kafen: ata nënkuptojnë kafeinën në përgjithësi, duke përfshirë çajin e zi, pije energjike me kafeinë, çokollata dhe ëmbëlsira, transmeton Gazeta Shneta.
Përderisa nuk ka asgjë të konfirmuar shkencërisht, gratë këshillohen të ulin konsumin e kofeinës gjatë shtatzënisë.
Studimi nxori hetoi 51,000 nëna dhe të mitur në mes të viteve 2002 dhe 2008.
Në javën e 22-të të shtatzënisë, nënave u kërkua që të japin sasinë e konsumit të ushqimit dhe pijeve nga 255 artikuj, përfshirë edhe kafeinën.
Marrja e përditshme e kafeinës u dokumentuar në dy grupe: 0-49 mg (sasi e ulët; 50-199 mg (sasi e mesme); 300+ mg (sasi e lartë).
Pas lindjes së fëmijëve, pesha, lartësia dhe gjatësia e trupit u matën në 11 kohë të ndryshme: kur ishin gjashtë javë; në tre, gjashtë, tetë dhe 12 muaj; dhe pastaj në një e gjysmë, dy, tre, pesë, shtatë dhe tetë vjet.
Ajo që ata gjetën ishte se ekspozimi ndaj ndonjë niveli të kafeinës ndërsa fëmija ishte në barkun e nënës ishte me të vërtetë i lidhur me një rrezik më të lartë se fëmija arrinte mbipeshën në moshën tre-pesëvjeçare./Gazeta Shneta/