Rastet Covid-19, po rriten në të gjithë Evropën, përderisa nëpër shumë vende kanë filluar të zbatuarit kufizime të reja për të luftuar valën e dytë të pandemisë.
Këtu kemi një vështrim të situatës faktike me koronavirus në disa shtete të Evropës shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Republika Çeke regjistroi 11.105 raste të reja me koronavirus të premten, shifra këto të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, duke shënuar një rritje prej 1,384 raste që nga numri i përgjithshëm i konfirmuar të së enjtes – një rekord i ri i lartë në numrin ditor të infeksioneve të reja në të gjithë vendin.
Në anën tjetër, kemi Gjermaninë e cila pa një rekord tjetër ditor me infeksionet e reja koronavirus, njofton qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve – Instituti Robert-Koch.
Autoritetet regjistruan 7,830 infeksione të reja në një hapësirë prej 24 orësh – një rritje rreth 500 raste në krahasim me një ditë më parë.
Italia ka regjistruar një rritje prej 10,925 rastesh me Sars-CoV-2 që nga numri i përgjithshëm i konfirmuar të ditës së premtes duke shënuar një rekord të ri të lartë në shifrat e rritjes ditore.
Holanda regjistroi 8,141 raste të reja në 24 orët e fundit, duke shënuar një rekord të ri ditor, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisor gjatë ditës së shtunë.
Poashtu, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 150 vdekje të tjera nga Covid-19 dhe 16,171 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan shifrat qeveritare këtë të shtunë. /Gazeta Shneta/