Fëmijët janë të mrekullueshëm, janë qënia më e bukur që mund të ekzistojë, janë unikë… por janë edhe tepër rrëmujaxhinj, i tillë është edhe rasti në fjalë. Një nënë ka shkuar në dhomën tjetër për t’ju përgjigjur telefonit që po binte duke lënë fëmijën e saj brenda koshit me lodra. Kur u kthye në kuzhinë u habit nga ajo që pa.
Fëmija kishte dalë nga koshi!
Ai është gati 24 muajsh dhe nëna e gjeti duke lyer shtëpinë me bojë! Pikërisht kështu. Pasi kishte gjetur shishet e lëna në dhomë nga motra saj kishte filluar të lyente kolltukët, parketin, qenin.
“Isha duke punuar në shtëpi kur mora një telefonatë dhe lashë Zeb në kuzhinë brenda koshit, të paktën kështu mendoja. Po shikonte televizor dhe pasi kishte dalë nga koshi kishtë shkuar për të marrë të gjithë bojërat e pikturës së motrës të cilat i kishte shtypur. O zot i madh, shtëpia jonë ishte totalisht e shkatërruar!” Tregon nëna e shokuar nga gjesti.
Dëmet janë prej disa qindra stërlinash dhe nëna shprehet se ai nuk e kuptonte atë që ishte duke bërë. Jo më kot kur u pyet kush e bëri dëmin u përgjigj me shumë gëzim “unë”! Pra duket qartë nga fotot që parketi, shkallët, duart, tapeti kanë ndryshuar të gjitha ngjyrë!/pernenat/