Listerioza është lloj i sëmundjes së ushqimit që shkaktohet nga bakteriet. Gratë shtatzana janë 13 herë më shumë të prirura të fitojnë këtë sëmundje se sa njerëzit e tjerë. Listerioza ka simptoma që ngjasojnë me gripin siç janë ethet, dhimbje të muskujve dhe diarrea. Ndonjëherë kjo sëmundje mund të mos shfaqë fare simptoma dhe trajtimi i saj të jetë i pamundur.
Ndikimi i Listeriozës në shtatzaninë tuaj
Listerioza mund të çojë edhe në humbje të bebes apo dështim të shtatzënisë si dhe lindje të parakohshme. Ju mund të merrni antibiotikë për ta trajtuar këtë infeksion dhe për të mbrojtur beben tuaj të pa lindur.
Ushqimet që duhet t’i evitoni që të mos merrni Listeriozën:
- Qumësht i pasterizuar dhe ushqime të bëra nga qumështi i pasterizuar
- Hot dogët, mishrat gjat drekës dhe ushqime të ftohta nëse nuk I ngrohni para se t’i shërbeni
- Patë të mbajtur në frigorifer ose mish
- Ushqim deti të tymosur por të mbajtur në frigorifer
- Mish, vezë apo ushqime deti të pa përgatitura apo të ziera shumë pak. / Gazeta Shneta