Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do ta bëj prezantimin e raportit të punës për vitin 2019.
Përkundër se SHSKUK ka hapësira të mjaftueshme, zyrtarët e saj kanë vendosur që prezantimi të bëhet në hotelin me 5 yje ‘Emerald’ nesër në Prishtinë ku do të ketë edhe koktej rasti. Salla e këtij hoteli për këtë format të organizimit kushton së paku 1 mijë euro, plus ushqimet dhe pijet që llogariten për secilin .
Në këtë prezantim pritet të marr pjesë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili. Hapjen do ta bëjë drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, ndërsa prezantimin e raportit do ta bëj Dardan Parduzi. /Gazeta Shneta/