Këngëtari Festim Arifi (Lorcial Son), është bërë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij Gresa ka sjellë në jetë vajzën të cilën prindërit kanë vendosur ta quajnë Erika.
Festimi sot poashtu ka festuar edhe ditëlindjen e tij, ndërsa gëzimin për fëmijën e dytë e ka shprehur me një status në Facebook ku ka shkruar edhe një dedikim prekës për gruan e tij.
“Falenderimi i takon Zotit se pari, per te gjitha keto te mira qe jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falenderoj prinderit e mi qe me rriten edukuan e sakrifikuan per mu. Falemnderit edhe @gresakrasniqif qe eshte duke bere punen apo titullin me te mire qe munet Zoti me ta dhane, Nanë. Nuk mundem me i harru edhe te gjithe ju qe ju qe me beni te ndihem i veçante dite per dite. Falemnderit per te gjitha fjalet e urimet. Ju duam, familja #Arifi #4.”, ka shkruar ai. /Gazeta Shneta/