Lythat gjenitale, shkaktohen nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të këtij virusi që janë njohur, rreth një e treta e tyre mund të përhapet përmes kontaktit intim.
Disa lloje të papillomavirusit njerëzor, gjithashtu mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës dhe pjesëve të tjera gjenitale shkruan VeryWellFamily.
Një ekzaminim përmes Pap testi dhe ekzaminimi fizik është mënyra e vetme për të diagnostikuar lythat gjenitale. Kjo shfaqet zakonisht në vizitën e parë prenatale transmeton Gazeta Shneta.
Lajmi i mirë është se lythat gjenitale vetë nuk paraqesin problem për shtatzëninë tuaj.
Pasi të flisni me mjekun tuaj mund të vendosni të prisni trajtim deri pas shtatzënisë, pasi disa mundësi trajtimi nuk janë të disponueshme ndërsa jeni akoma shtatzënë.
Megjithëse ndonjëherë, për shkak të rrjedhës së rritur të gjakut, lythat gjenitale lulëzojnë dhe rriten më shpejt në trupin tuaj gjatë shtatëzënësisë.
Nëse keni lythat gjenitale aktive në kohën që lindni, nuk ka shumë të ngjarë të ndërhyni në lindjen tuaj vaginale. Foshnja juaj nuk ka të ngjarë të marr virusin gjatë lindjes.
Lythat gjenitale, mund të parandalohen duke abstenuar nga të gjitha format e aktivitetit intim.
Metodat e barrierave si prezervativi mashkull dhe femër mund të zvogëlojnë mundësinë e transmetimit./Gazeta Shneta/