Lehonia është periudha gjatë së cilës trupi përpiqet të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme përgjatë një periudhe 40 ditore.
Një gjë duhet të merret më seriozisht kur bëhet fjalë për lehonat – ato kanë nevojë për pushim pas mundimeve të lindjes dhe ndryshimit që kanë pësuar në jetën e tyre.
Ato duhet të rikuperohen, e sidomos bebet, të cilat janë ende shumë të ndjeshme ndaj ambientit të jashtëm në muajin e parë të lindjes, përcjell Gazeta Shneta.
E kështu, vizitat tek nënat dhe bebet duhet të ndalohen totalisht, ndërsa për këtë bën apel edhe mamia e njohur shqiptare Razije Musa./gazetashneta