Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska, dhe kompozitori Andin Randobrava kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e tyre.
Dashurinë e tyre disa vjeçare çifti e kanë kurorëzuar mbrëmë (e shtunë) me martesë.
Në fotografitë që Andini i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ata duket të mrekullueshëm si çift.
Kujtojmë se kompozitori i njohur dhe këngëtarja Poloska e ishin fejuar në mars të vitit të kaluar.